Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar të martën dy operacione policore, në tri rajone të vendit, që rezultuan me arrestimin e disa personave të dyshuar dhe sekuestrimin e dhjetëra kilogramëve drogë. Në aksionin e koduar si ‘Kristali 2’ që është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, u arrestua një person, ndërsa një i dyshuar tjetër ndodhet në arrati, raporton Gazeta Sinjali. I dyshuari që ra në pranga të Policisë dyshohet se ka bashkëpunuar me një shtetas shqiptar, nga i cili është furnizuar me narkotikë, që është transportuar nga Shqipëria në Kosovë. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i…
Read More